BalkanSport shpk është distributori zyrtar i markave sportive të mirënjohura si adidasReebokHeadMares dhe Givova për Shqipërinë; dhe përfaqësues zyrtar i rrjeteve multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Kompania BalkanSport sh.p.k kërkon të punësojë në pozicionin:

MENAXHER DYQANI-FIER

Lloji i punës: Me kohë të plotë
Departamenti: 
Shitjeve me Pakicë
Përshkrimi i punës
Pozicioni: 
Menaxher Dyqani në Balkan Sport

Përgjegjësitë kryesore:
• Menaxhon, koordinon dhe kontrollon operacionet në dyqan në përputhje me procedurat dhe politikat e kompanisë.
• Arrin objektivat e shitjes duke trajnuar, këshilluar, kontrolluar dhe monitoruar punën e secilit pjestar të stafit. Motivon dhe mundëson feedback mbi stafin e shitjes.
• Siguron shërbim perfekt ndaj klientëve. Zbaton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë në lidhje me ecurinë e punës.
• Kontrollon treguesit e performancës për dyqanin dhe për individët në varësi të tij.
• Koordinon marrëdhëniet mes dyqanit dhe departamenteve të veҫanta të kompanisë.
• Kujdeset për aspektin teknik të funksionimit të dyqanit sipas procedurave përkatëse.

Kompetencat e Profilit:
• Të zotërojë diplomë të shkollës së lartë në degën Menaxhim Biznesi ose degë të tjera të së njëjtës fushë (diploma e nivelit master përbën avantazh).
• Të ketë eksperiencë pune në menaxhim.
• Të mbajë qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta.
• Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse, aftësi për të zgjidhur probleme kyç.
• Të ketë aftësi shumë të mira lidershipi dhe organizimi të punës.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
• Të jetë shembull perfekt i sjelljes etike dhe performancës së lartë.
• Shumë i besueshëm, diskret dhe etik.
• Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; Power Point).

Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë CV-në me foto me anë të e-mailit:
CV-në dhe/ose Letrën Motivuese

Aplikimi në gjuhën shqipe dhe/ose në gjuhën angleze në adresën zyrtare të kompanisë: [email protected]

Vendoseni pozicionin për të cilin po aplikoni në subjektin e e-mailit që do të dërgoni.
Vetëm aplikantët e selektuar do të kontaktohen.


Balkan Sport, një mjedis energjik dhe profesional mirëpret individët e motivuar për të kultivuar suksesin më tej!
Jeni të mirëpritur nëse mendoni që i keni këto cilesi!

Balkan Sport HR Team