Tirane, ofroj vend pune Financier

Annuncio

Për nevojat e saj, shoqëria e orientuar në sektorin e shërbimeve financiare kërkon specialist finance.

Specifikime teknike te punës:

1. Regjistrim dhe kontabilizim faturash blerje-shitje, deklarata doganore, arka, banka;
2. Shpërndarje shpenzimesh e kalkulim kostosh;
3. Ndjekja e pagesave të furnitorëve / klientëve .
4. Kontrolli i saktësisë së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë;
5. Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
6. Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve rregjistruese përkatëse në financë;
7. Kontrolli i librave të shitjeve / blerjeve;
8. Rakordim i palëve të treta;
9. Deklarimet në sistemin tatimor online
10. Kryen inventarin fizik të arkës periodikisht;
11. Përgatit procesin e inventarit në fund të muajit dhe rakordon gjendjen kontabël me fizike;
12. Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë-Kontabilitet;
  • Përvojë pune 1-2 vjet në kontabilitet ose profile të ngjashme;
  • Përdorimi i programit financiar Financa 5 është domosdoshmëri;
  • Të zotërojë shumë mirë MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri)
  • Të zotërojë mirë gjuhën Angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Të ketë aftësi të mira kontrolluese dhe organizuese;
  • I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur

Orari: E hënë – E Premte 8.00 – 5.00 / E Shtunë 9.00- 13.00 ,
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 31.10.2019

Vendndodhja : Rruga Luigj Gurakuqi, pranë “Pazarit te ri”.

Aplikimet vetëm nëpërmjet E-mail : [email protected]