Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer (F)

Annuncio

BalkanSport shpk është distributori zyrtar i markave sportive të mirënjohura si adidasReebokHeadMares dhe Givova për Shqipërinë; dhe përfaqësues zyrtar i rrjeteve multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Kompania BalkanSport sh.p.k kërkon të punësojë në pozicionin:

GRAPHIC DESIGNER (F)

Kategoria: Asistent
Lloji i punës: Me kohë të plotë (Full-time)
Departamenti: Shitjeve dhe Marketingut

Përshkrimi i punës
Pozicioni: Graphic Designer në Balkan Sport

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit, formaton dhe redakton një sërë dokumentesh rreth marketingut të produktit dhe markës së kompanisë, si flyer, kartvizita, broshura, katalog dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje në fushën e Graphic Design.
  • Siguron imazhet e produkteve të reja dhe ia delegon shitjeve online.
  • Asiston në projekte të ndryshme sipas nevojave të departamentit, dizenjon dhe pregatit banera në varësi të fushateve në focus, online/fizike.

Kompetencat e Profilit:

  • Përbën avantazh diploma Bachelor në fushat Grafik Design, Shkenca Kompjuterike ose Marketing.
  • Të ketë etikë në pune.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi programet e dizenjimit Photoshop, Ilustrator dhe Indesign.
  • Të ketë njohuritë bazë mbi materialet e shtypit dhe pjesën teknike të prodhimit.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Përbën avantazh njohuria e gjuhëve të programimit HTML/CSS/PHP.

Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë me anë të e-mailit:

  1. CV-në dhe/ose Letrën Motivuese

Aplikimi në gjuhën shqipe dhe/ose në gjuhën angleze në adresën zyrtare të kompanisë: [email protected]
Vendoseni pozicionin për të cilin po aplikoni në subjektin e e-mailit që do të dërgoni.
Vetëm aplikantët e selektuar do të kontaktohen.

Balkan Sport, një mjedis energjik dhe profesional mirëpret individët e motivuar për të kultivuar suksesin më tej!
Jeni të mirëpritur nëse mendoni që i keni këto cilesi!

Balkan Sport Skuadra HR