Kontakt shpk eshte nje kompani ndertimi qe operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 1999. Portofoli kryesor i veprimtarise se Kontakt shpk konsiston ne ndertimin e objekteve rezidenciale dhe komplekse banimi kryesisht ne qytetin e Tiranes. Me fillimin e objektit me te ri Phoenix pjese e kompleksit Magnet, kerkon te punesoje Inxhinier Ndertimi:

Pozicioni i Punes: Inxhinier Ndertimi (Strukturist)

Departamenti: Inxhinierik

Detyrat dhe Pergjegjesi:
1. Zbatimi i punimeve ne kantier sipas projektit te miratuar
2. Harton dhe Kontrollon librezat e masave
3. Kontrollon dhe miraton situacionet permbledhese mujore.
4. Kontrollon dhe harton analizat teknike te cmimeve per zerat e punimeve te ndertimit.
5. Kontrollon grafikun e punimeve per ecurine normale te tyre.
6. Jep zgjidhje nga ana teknike per problemet gjate punimeve.
7. Kontrollon analizat laboratorike ne sasi dhe cmim te ardhur nga laboratori.
8. Dorezon dokumentacionin teknik te kerkuar nga Mbikeqyresi i punimeve.
9. Formulon proces-verbalet per punimet shtese.
10. Siguron implementimin e Manualit Teknik dhe te procedurave, instruksioneve, formulareve.
11. Pergjegjes per sigurimin teknik ne kantier.

Detyra te tjera qe nuk jane permendur specifikisht me siper, dhe qe jane ne funksion te permbushjes se detyrave nga ana e tij.

Kriteret:
1. Te kete perfunduar masterin ne Inxhinieri Ndertimi Profili Strukturist
2. Te kete eksperience pune ne pozicionin qe kerkohet jo me pak se 2-3 vjet.
3. Te kete aftesi organizative.
4. Te jete i afte te punoje ne menyre te pavarur dhe ne grup.
5. Njohes i programeve si Autocad, Revit.
6. Njohjes i programeve baze kompjuterike si paketa Microsoft Office.
7. Njohes shume i mire i gjuhes angleze.

Menyra e Aplikimit
Ftohen te aplikojne te gjithe te interesuarit brenda dates 30/10
/2019 , duke derguar CV-ne sipas formatit europian, leter interesi ne adresen e emailit [email protected], duke specifikuar tek subjekti pozicionin per te cilin aplikoni.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen!
* Kontakt shpk merr persiper qe te dhenat e kandidateve te trajtohen ne konfidencialitet te plote!


Cel. : + 355 69 5795651