BalkanSport shpk është distributori zyrtar i markave sportive të mirënjohura si adidasReebokHeadMares dhe Givova për Shqipërinë; dhe përfaqësues zyrtar i rrjeteve multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Kompania BalkanSport sh.p.k kërkon të punësojë në pozicionin:

MENAXHER I KATEGORISË (Brand-it)

Lloji i punës: Me kohë të plotë
Departamenti: Shitjeve dhe Marketingut
Përshkrimi i punës
Pozicioni: Menaxher i Kategorisë (Brand-it)

Përgjegjësitë kryesore:
• Monitoron ndryshimet në treg, produktet e konkurrencës, çmimet, ofertat dhe fushatat, raportet dhe rekomandimet e përbashkëta.
• Gjen burime për marka të reja.
• Harton prezantimet e markeve dhe informon menaxherët mbi markat apo produktet e reja.
• Planifikon dhe implementon Strategjinë e Shitjes së Brand-it.
• Analizon modelet e vjetra të shitjeve për të parashikuar tendencat e blerjeve nga klientët.
• Bashkëpunon me Departamentin e marketingut për fushatat e marketingut në lidhje me Brand-i.
• Kryen kontrolle të dyqaneve dhe mbledh informacion nga Menaxherët e Dyqaneve.
• Bashkëlidh Strategjitë e Brand-it me vlerat, qëllimet, misionin e Kompanisë.
• Është Lider i ekipit të përzgjedhjes së porosisë për të gjithë markat.
• Organizon transportin e artikujve duke kontaktuar kompanitë/agjensitë e transportit.
• Përkthen dokumetacionet e nevojshme për kryerjen e procedurave të ndryshme doganore.
• Njofton departamentet përkatëse dhe sigurohet që produkti/marka të dorëzohet në kohë.
• Mban marrëdhënie të vazhdueshme me Partenerët e Biznesit për Brand-et përkatëse.
• Parashikon dhe merr masa paraprirëse në raste problematikash.

Kompetencat e Profilit:
• Arsimi i lartë në fushën e Administrim Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme.
• Etikë në punë.
• Përvoja e mëparshme e punës si menaxher i kategorive.
• Njohja e thellë e operacioneve dhe proceseve të marketingut dhe shitjes.
• Përvojë në analizimin e të dhënave dhe parashikimet.
• Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbale dhe te shkruar, prezantimit dhe aftësi ndërpersonale.
• Eksperienca të ngjashme në fushën e Shitjes.
• Njohuri ekselente të gjuhës angleze.
• Aftësi analitike dhe krijuese shumë të mira.
• Aftësi shumë të mira negociuese dhe krijimin e një network-u sa më të gjerë.
• Aftësi në aplikacione të ndryshme etj.
• Aftësi për të menaxhuar kohën.
• Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme.
• Të jetë i besueshëm, të jetë ambicioz.
• Të jetë i gatshëm të përshtatet dhe të marrë përgjegjësi.
• Të jete i aftë të punojë në grup dhe individualisht dhe nën presion.
• Të posedojë leje drejtimi automjeti.


Kandidatët e interesuar 
për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë me anë të e-mailit:
CV-në me foto dhe Letrën Motivuese

Aplikimi në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze në adresën zyrtare të kompanisë: [email protected]

Vendoseni pozicionin për të cilin po aplikoni në subjektin e e-mailit që do të dërgoni.
Vetëm aplikantët e selektuar do të kontaktohen.

Balkan Sport, një mjedis energjik dhe profesional mirëpret individët e motivuar për të kultivuar suksesin më tej!
Jeni të mirëpritur nëse mendoni që i keni këto cil
ësi!

Balkan Sport Skuadra HR