BalkanSport shpk është distributori zyrtar i markave sportive të mirënjohura si adidasReebokHeadMares dhe Givova për Shqipërinë; dhe përfaqësues zyrtar i rrjeteve multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Kompania BalkanSport sh.p.k kërkon të punësojë në pozicionin:

NËPUNËSE INVENTARI

Lloji i punës: Me kohë të plotë, Turni i Parë
Departamenti: 
Inventarit Fizik
Përshkrimi i punës
Pozicioni: 
Nëpunëse Inventari

Përgjegjësitë kryesore:
• Të kryej kontroll periodik të gjendjes së artikujve të dyqaneve/magazinave, brënda afateve kohore të caktuara.
• Të realizojë në mënyrë të saktë numërimin e produkteve me anë të skanimit në zonat e përcaktuara.
• Evidenton dhe raporton për çdo problematikë të hasur në dyqan si p.sh gjatë kontrollimit të artikujve për çmime, alarme, difekte, etj.
• Duhet të kontrollojë barkodet dhe produktet fizikisht gjatë procesit të inventarizimit.
• Duhet të zbatojë me përpikmëri dhe në nivel profesional detyrat e ngarkuara.

Kompetencat e Profilit:
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh.
• Të ketë etikë në punë.
• Të jetë njohës shumë i mirë i Excel-it dhe programeve kompjuterikë.
• Të jetë korrekt , e shkathët dhe e aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë.
• Të ketë bashkëpunim me stafin në lidhje me mbarëvajtjen e punës.

Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë CV-në me foto me anë të e-mailit.

Aplikimi në gjuhën shqipe dhe/ose në gjuhën angleze në adresën zyrtare të kompanisë: [email protected]

Vendoseni pozicionin për të cilin po aplikoni në subjektin e e-mailit që do të dërgoni.
Vetëm aplikantët e selektuar do të kontaktohen.


Balkan Sport, një mjedis energjik dhe profesional mirëpret individët e motivuar për të kultivuar suksesin më tej!
Jeni të mirëpritur nëse mendoni që i keni këto cilësi!

Balkan Sport Skuadra HR