Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

Annuncio

BalkanSport shpk është distributori zyrtar i markave sportive të mirënjohura si adidasReebokHeadMares dhe Givova për Shqipërinë; dhe përfaqësues zyrtar i rrjeteve multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Kompania BalkanSport sh.p.k kërkon të punësojë në pozicionin:

RECEPSIONISTE

Lloji i punës: Me kohë të plotë
Përshkrimi i punës
Pozicioni: Recepsioniste


Përgjegjësitë kryesore:
• Komunikon dhe mban korrispodencën e postës elektronike në emër të eporëve të kompanisë.
• Përgjegjëse për pritjen e telefonatave të të ftuarve, dhe anëtarëve të kompanisë.
• Menaxhon rezervimet e udhëtimeve, hoteleve, organizimin e takimeve dhe mbledhjeve të ndryshme sipas udhëzimeve nga menaxhimi i lartë.
• Shërben si ndërlidhëse midis punonjësve të tjerë dhe menaxherëve të lartë.
• Pregatit dhe dorëzon raporte.
• Mban të përditësuar website-et dhe faqet në rrjetet sociale duke dizenjuar ose përzgjedhur imazhet përkatëse.
• Asiston në projekte të ndryshme sipas nevojave të departamentit.

Kompetencat e Profilit:
• Studimet e larta përbëjnë avantazh.
• Të ketë etikë në punë.
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft office, programeve kompjuterike.
• Zotërim në nivel të lartë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
• Të ketë aftësi organizuese dhe koordinuese.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, fleksibilitet dhe sjellje e paraqitje etike.
• Të jetë korrekte dhe në gjendje për të punuar shpejt, nën presion dhe për të përmbushur afatet.
• Njohuri të mira në përdorimin e pajiisjeve të zyrës, si psh fotokopje, skaneri, etj….


Kandidatët e interesuar 
për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë me anë të e-mailit:
CV-në me foto dhe/ose Letër motivimi

Aplikimi në adresën zyrtare të kompanisë: [email protected]

Vendoseni pozicionin për të cilin po aplikoni në subjektin e e-mailit që do të dërgoni.
Vetëm aplikantët e selektuar do të kontaktohen.

Balkan Sport, një mjedis energjik dhe profesional mirëpret individët e motivuar për të kultivuar suksesin më tej!
Jeni të mirëpritur nëse mendoni që i keni këto cil
ësi!

Balkan Sport HR Team