Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST MARKETINGU

Annuncio

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një zinxhir ndërkombëtar dyqanesh në fushën e shitjeve të produkteve të arredimit shtëpiak, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
SPECIALIST MARKETINGU
Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për të gjitha kanalet dhe materialet e komunikimit të kompanisë (on-line, off-line, ATL, BTL, aktivitetet e mediave sociale, etj);
  • Bashkëpunon me Menaxherin Rajonal te Marketingut gjatë përgatitjes së planeve të marketingut;
  • Zbatimi dhe monitorimi i planeve të marketingut;
  • Kryen hulumtime të tregut dhe identifikon pikat e forta dhe dobësitë të kompanisë; gjen mundësitë e tregut. Bën propozime për modifikime të planit të marketingut;
  • Brainstorm me anëtarët e ekipit për të zhvilluar ide kreative për aktivitete të ndryshme të marketingut dhe bashkepunimi me furnizuesit dhe palët e treta për të ekzekutuar zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të dakorduara të marketingut;
  • Përpilimi i raporteve javore, mujore, e vjetore të aktiviteteve dhe matje të efikasitetit të aktiviteteve;
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të siguruar që të gjitha fushatat e marketingut dhe materialet janë në përputhje;
  • Ndekja e procedurave të komunikimit, udhëzimeve dhe politikave të kompanisë.

Kërkesat e profilit:

  • Arsimi i lartë në Ekonomi, Marketing, Administrim Biznesi, dhe të ngjashme. Diploma Master do të ishte avantazh.;
  • Përvojë në marketing strategjik, menaxhim të markës, shitje;
  • Përvoja në marketing dixhital, menaxhim i rrjeteve sociale;
  • Aftësi të avancuara kompjuterike, përfshirë MS Office, veçanërisht MS Excel;
  • Komunikim i jashtëzakonshëm, aftësi analitike dhe të shkrimit;
  • Orientimi ndaj klientit dhe aftësia për tu përshtatur / reaguar ndaj llojeve të ndryshme të karaktereve;
  • Person i organizuar mirë, i fokusuar në rezultate;
  • Proaktiviteti dhe kreativiteti janë domosdoshmëri;
  • Shkathtësi të shkëlqyera të menaxhimit të projekteve dhe aftësi për të kryer më shumë detyra në të njejtën kohë;
  • Gjuha angleze e rrjedhshme në të folur dhe të shkruar.


PAGESA:
 Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: [email protected], për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Sonila BIBA në numrin e telefonit +355 68 60 77 551 (nga e Hëna në të Premte).

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!