Tirane, ofroj vend pune SUPORT TEKNIK

Annuncio

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, po kërkojmë në Tiranë:
SUPORT TEKNIK
Përgjegjësitë kryesore:

  • Të presë kërkesat e klientëve;
  • Të shërbejë si pikë e parë kontakti për klientët që kërkojnë asistencë teknike nëpërmjet telefonit ose email;
  • Të përcaktojë zgjidhjen më të mirë bazuar në kërkesat dhe detajet e paraqitura nga klienti;
  • Të delegojë problemet e pazgjidhura tek niveli tjetër i suportit;
  • Të ndjekë dhe të përditësojë statusin e klientit;
  • Të kalojë cdo feedback nga klientët tek skuadra përgjegjëse.

Kërkesat e profilit:

  • Eksperiencë e mëparshmë në pozicionin e suportit teknik/suportit të klientit;
  • Njohuri të mira në sistemet kompjuterike dhe teknologji;
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës Italiane;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: [email protected], për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 6077430 (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 08/10/2019.

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).